Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: 11 orë bisedime, afër ujdisë për disa dokumente

Nga A2 CNN
23 Shkurt 2022, 18:10 | Kosova
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak: 11 orë bisedime, afër

Kosova dhe Serbia janë pranë arritjes së një marrëveshjeje për disa dokumente. Kjo bëhet e ditur nga përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak, i cili foli për takimet e fundit në nivel kryenegociatorësh të martën në Bruksel.

“Pas 11 orëve bisedime të vështira dje, jemi afër arritjes së marrëveshjes për disa dokumente. Por, siç ndodh shpeshherë, hapi i fundit është më i vështiri. Puna vazhdon”, shkruan Lajçak në Twitter.

Gjatë të martës, kryenegociatorët të Kosovës dhe Serbisë zhvilluan takime dypalëshe me zyrtarët e BE, por nuk u ulën përballë njëri tjetrit në një tryezë.

https://a2news.com/2022/02/23/zgjedhjet-ne-serbi-kosova-lejon-votimin-me-poste-dhe-ne-zyren-nderlidhese/

Qeveria e Prishtinës njoftoi se negociatat u zhvilluan për çështjet energjetike, personat e zhdukur dhe targat. Ndërsa, Serbia bëri me dije se diskutimi ishte për nevojën e zbatimi të marrëveshjes për Asociacionin e Komunave Serbe nga Kosova. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos