Akuza e Rusisë për mercenarët, reagon Kosova: Kërkon të na destabilizojë me propagandë

Nga A2 CNN
20 Shkurt 2022, 17:08 | Kosova
Akuza e Rusisë për mercenarët, reagon Kosova: Kërkon të

Kosova kundërshton pretendimin e Rusisë se shtetas të saj po rekrutohen dhe dërgohen për të luftuar në Donbas të Ukrainës. Ministria e Jashtme e konsideron të pavërtetë pretendimin e ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, se Kosova dhe disa vende të tjera të Ballkanit Perëndimor po bëhen terren për krimin.

Duke i konsideruar akuzat e Moskës si pjesë e propagandës së egër ruse për tërheqjen e vëmendjes, Ministria e Jashtme thotë se Kosova ka dënime të ashpra për shtetasit e saj që shkojnë për të luftuar në një shtet tjetër: “Kjo fushatë e egër ruse kundër Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, ndër të tjera, ka për qëllim edhe tensionimin e situatës në Kosovë dhe më gjerë në rajon, përmes satelitit rus në Ballkan, Serbisë”.

https://a2news.com/2022/02/18/rusia-mercenare-nga-shqiperia-dhe-kosova-jane-derguar-ne-donbas/

Ekspertët e sigurisë e konsiderojnë akuzën e Rusisë, një propagandë për të justifikuar veprimet e mercenarëve të saj. Gjithashtu, është një tentativë e qëllimshme për të implikuar vendet e Ballkanit Perëndimor në këtë konflikt. Avni Islami thotë: “Dihet që Rusia kohëve të fundit e ka zhvilluar tej mase propagandën, jo vetëm këtij rasti, kinse mercenarë dhe luftëtarë vullnetarë janë duke shkuar në Ukrainë nga trojet shqiptare. Kjo është një propagandë e Rusisë, e cila përpiqet të neutralizojë veprimet e mercenarëve rusë, të cilët kanë marrë pjesë në luftëtarët e Ballkanit e më konkretisht në Kosovë. Dhe deklaratat e tyre nuk do të prodhojnë asnjë efekt, për shkak se gjendja në terren nuk është ashtu dhe se sipas gjasave dhe sipas informacioneve nuk posedojnë asnjë informacion që shqiptarët nga Kosova dhe trojet e tjera kanë shkuar në Rusi”.

https://a2news.com/2022/02/18/mercenare-shqiptare-ne-ukraine-reagon-ministria-e-jashtme-therret-ambasadorin-rus/

Ndërsa Nuredin Ibishi shton: “Kemi edhe ligjin e vitit 2015, ku sanksionojmë angazhimin dhe kemi një prej ligjeve më të ashpra edhe në Evropë, por edhe në botë, që dikush që angazhohet në luftime jashtë vendit mund të dënohet deri në 15 vjet burgim. Deri tash ne nuk kemi asnjë rast të vetëm nga Kosova”.

https://a2news.com/2022/02/19/sa-denohet-nje-mercenar-shqiptar-qe-lufton-jashte-vendit/

Kriza mes Rusisë dhe Ukrainës nuk pritet që të prodhojë pasoja për Kosovën, sipas Islamit: “Në aspektin e sigurisë nuk do të preket Kosova, Shqipëria dhe vendet ku jetojnë shqiptarët, pra në Maqedoni. Për shkak se aty ku janë të vendosur shqiptarët dhe trojet e tyre janë populli më pro-perëndimor që këtë e kanë dëshmuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe nuk do të ketë dhe nuk do të prodhojë asnjë efekt negativ”.
(A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos