Vritet një polic në Prishtinë, dyshohet se u qëllua aksidentalisht me armë

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2022, 09:45 | Kosova
Vritet një polic në Prishtinë, dyshohet se u qëllua

Një polic ka mbetur i vrarë me armë zjarri në orët e vona të së premtes në fshatin Zllatar të Prishtinës.

Nga të dhënat e para, dyshohet se polici mund të jetë qëlluar aksidentalisht me armë nga një person.

“Një zyrtar policor, mashkull kosovar, ka vdekur pasi që është qëlluar me armë zjarri aksidentalisht nga i dyshuari mashkull kosovar gjatë një ndeje. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore. Prokurori i shtetit ka autorizuar IPK-në që të merren të gjitha veprimet lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Personi i dyshuar si autor është vënë në pranga, ndërsa viktima raportohet të jetë 25 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos