
Në prag të Konferencës së Sigurisë që do të mbahet në Mynih, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me presidenten Osmani janë takuar me homologun grek, Kyriakos Mitsotakis dhe delegacionin që e shoqëronte.
Pasi vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendeve, Kurti dhe Osmani kërkuan mbështetjen e kryeministrit grek për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Ata po ashtu kanë theksuar rëndësinë e njohjes së shtetit të Kosovës nga Greqia, si hap i radhës i natyrshëm drejt thellimit të mëtutjeshëm të raporteve. Sipas krerëve shtetërorë, Kosova mbetet e palëkundur në orientimin euro-atlantik dhe synimin për anëtarësim në NATO, OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare. Në këtë takim, është diskutuar edhe për intensifikimin e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Greqisë në fushën e sigurisë, tregtisë, kulturës, si dhe sfera të tjera të interesit reciprok”, thuhet në komunikatën për shtyp për këtë takim. (A2 Televizion)