DiCaprio vijon traditën, e dashura e re është vetëm 19 vjeç

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2023, 17:06 | Showbiz

Leonardo DiCaprio është lidhur me një modele të re nga Izraeli. Ashtu siç pritej, ajo nuk është më shumë se 25 vjeç, madje është edhe më e re, vetëm 19 vjeç.

Bëhet fjalë për Eden Polani, e cila ende nuk kishte lindur kur filmi “Titanic” doli për herë të parë në kinema.

“Thumbimet” për 48-vjeçarin DiCaprio nuk munguan, me fansat që ironizuan në rrjetet sociale.

“Dikush të ndalojë DiCaprion. Kjo gjë ishte e lezetshme 10 të dashura më parë”, “DiCaprio është i shqetësuar për ndryshimet klimatike sepse kërkon të lërë një botë më të mirë për të dashurat e tij” dhe “DiCaprio është lidhur me një vajzë të cilës iu ndërpre gjimnazi nga Covid”, ishin disa nga komentet e përdoruesve të Twitter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos