Rita Ora feston 10-vjetorin e saj në muzikë, thuajse e zhveshur

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2023, 14:12 | Showbiz

Edhe pse pak ditë më parë zyrtarizoi martesën e saj me partnerin Taika Waititi, këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora di si të tërheqë vëmendjen e mediave rozë.

Së fundmi ajo është shfaqur thuajse e zhveshur, teksa kishte mbuluar vetëm pjesët intime. Ajo pozoi me këtë veshje të guximshme në një event në Los Anxhelos duke festuar 10-vjetorin e saj në biznesin e muzikës.

Rita shoqërohej në këtë aktivitet nga bashkëshorti i saj, regjisori Taika Waititi. Ky i fundit u shfaq me një veshje të thjeshtë, mesa duket për të mos i marrë “vëmendjen” bashkëshortes së tij.

Në këtë event ishte edhe motra e Ritës, Elena, e cila po ashtu dukej e mahnitshme me një fustan të zi prej lëkure. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/07/rita-ora-i-heq-te-gjitha-publikon-fotot-provokuese-nga-plazhi-dhe-me-pas-i-fshin/
https://a2news.com/2023/01/29/pasi-konfirmoi-martesen-rita-ora-terbon-fansat-ne-nje-lokal-nate/

A2 CNN Livestream

Latest Videos