
Vendi ynë është përfshirë nga temperatura nën zero gradë, reshje dëbore dhe ngrica në disa zona. Më problematike situata është paraqitur në veri dhe verilindje.
Në Peshkopi, temperaturat gjatë natës raportohet të kenë shkuar në -16 grade celsius. ARRSH njofton se në të gjitha akset nacionale po punohet me borëpastruese për të shmangur ngricat dhe për të mbajtur hapur qarkullimin e mjeteve.
Gjatë natës reshje dëbore ka pasur edhe në qytetin e Vlorës dhe në Llogara, ku sot është raportuar edhe bllokim i këtij segmenti për shkak të daljes nga rruga të një automjeti të tonazhit të rëndë. (A2 Televizion)