“Diferenca është e pakthyeshme”, Berisha tregon rezultatin e sondazhit për Bashkinë e Tiranës

Nga A2 CNN
5 Maj 2023, 21:33 | Politikë
“Diferenca është e pakthyeshme”, Berisha tregon rezultatin

Sali Berisha, në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se Belind Këlliçi po “ecën i sigurt drejt fitores” së garës për kryebashkiak të Tiranës.

“Në pollin më serioz që ne kemi, diferenca është e pakthyeshme: fitimtare për Belind Këlliçin dhe fatale për Erion Veliajn. Këlliçi ecën i sigurt drejt fitores. Është sondazh i brendshëm, por shumë i vlefshëm. Para 10 ditësh, u botua një poll tjetër ku pashë se pëlqyeshmëria për Belind Këlliçin kishte mbërritur në 47,8%. Të garantoj që çdo person me këtë nivel pëlqyeshmëria ka shkallën më të lartë të fitores”, tha Berisha.

“Por, nuk ka nevojë të shikosh sondazhe, por shikoni sallat, plot me punonjës bashkie i ka Veliaj”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos