Digjen gjatë natës 3 makina në Shkodër, dyshohet zjarr i qëllimshëm

Nga A2 CNN
7 Maj 2022, 08:52 | Kronikë

Digjen gjatë natës 3 makina në hyrje të Shkodrës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 3:00 të mëngjesit pranë Bexhistenit në hyrje të Shkodrës, ku kanë qenë banorët të cilët kanë njoftuar forcat zjarrfikëse.

Sipas të dhënave nga vendi i ngjarjes janë 3 mjete të djegura plotësisht dhe një pjesërisht.

Ende nuk ka të dhëna nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm, por sipas ekspertëve njëra nga makinat mund të ketë qenë zjarr i qëllimshëm, ndërkohë që më pas si pasojë e erës ato janë djegur njëra pas tjetrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos