Në kërkim në Spanjë, kapet në Morinë 27-vjeçari shqiptar

Nga A2 CNN
6 Maj 2022, 14:09 | Kronikë
Në kërkim në Spanjë, kapet në Morinë

Një 27-vjeçar është vënë në pranga nga policia në doganën e Morinës, pasi rezulton i shpallur në kërkim nga Spanja.

Mësohet se në pranga është vënë shtetasi me iniciale A. K., 27 vjeç, banues në Fier, i cili është shpallur në kërkim nga Spanja, ku akuzohet për “Trafikimi i lëndëve narkotike”, "Organizata kriminale" dhe "Falsifikim i dokumenteve".

“Shërbimet e DRKM Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Kukës dhe Interpol Tirana, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Alias", si rezultat i të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, e shtetasit A. K., 27 vjeç, banues në Fier.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Spanjë kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, "Organizata kriminale" dhe "Falsifikim i dokumenteve",  parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos