Dyshohet se ka marrë ryshfet deri në 90 mijë euro për të ndikuar në tendera, arrestohet 39-vjeçarja në Korçë

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2022, 11:52 | Kronikë
Dyshohet se ka marrë ryshfet deri në 90 mijë euro për

Policia e Korçës ka arrestuar një 39-vjeçare, e akuzuar për mashtrim. Sipas Policisë, Viola Sterjo u vu në pranga pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendimin e datës 26.12.2022, ka caktuar për këtë shtetase masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

“Nga hetimet e kryera rezulton se në periudhën mars-nëntor 2020, nëpërmjet mashtrimit, V. S., dyshohet se ka përfituar në qytetin e Korçës, një shumë të konsiderueshme monetare, me qëllim ndikimin e saj në institucione shtetërore, që qytetarë të ndryshëm të përfitonin fonde monetare nga shteti”, tha policia.

Dyshohet se kjo shtetase ka mashtruar 5 subjekte, duke u marrë shuma që variojnë nga 20 mijë € deri në 90 mijë €, duke u premtuar se do të ndërhyjë për të fituar projekte publike me vlerë disa miliona euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos