Goditi Berishën, Gert Shehu kërkon lirinë: Jam djalë i vetëm

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2022, 13:03 | Kronikë
Goditi Berishën, Gert Shehu kërkon lirinë: Jam djalë i

Gjykata e Apelit Tiranë lë të pandryshuar masën e sigurisë "arrest në burg" për Gerti Shehun, 31-vjeçari që goditi me grusht Sali Berishën.

Shehu ka qenë prezent në sallën e gjyqit, ku ka kërkuar masë më të butë, duke pretenduar se është djalë i vetëm dhe se do të marrë medikamente.

Ish-kryeministri Sali Berisha u godit me grusht nga 31-vjeçari, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor. Pavarësisht se familjarët e tij paraqitën dhe një dokument të lëshuar nga mjeku Sadik Lala ku Shehu vuante nga një “Çrregullim psikotik të papërcaktuar”, Partia Demokratike u shpreh se 31-vjeçari është oficer i policisë kriminale dhe është urdhëruar për të goditur ish-kryeministrin. Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama reagoi për ngjarjen e ndodhur dhe kërkoi që të zbardhet akti i sulmit, i cili sipas tij, ishte i pajustifikueshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos