Digjet automjeti i shtetasit amerikan në tunelin e Kalimashit

Nga A2 CNN
13 Korrik 2021, 10:02 | Kronikë

Një automjet që po udhëtonte drejt Tiranës e që drejtohej nga një shtetas amerikan, me banim në Serbi, është përfshirë mëngjesin e së martës nga flakët, teksa ishte duke udhëtuar brenda tunelit të Kalimashit.

Pasi ka konstatuar zjarrin, shoferi ka ndaluar automjetin duke pritur ardhjen e makinës zjarrfikëse të bashkisë e stacionuar pranë tunelit, e cila në kohë të shkurtër ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Për fat të mirë nuk ka lëndime në njerëz, përveç atyre materiale, ndërkohë që deri në shuarjen e zjarrit, ekspertizës dhe largimit të automjetit nga korsia e rrugës, tuneli ka qenë i bllokuar. Më pas, qarkullimi u rikthye në normalitet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos