Digjet banesa në Vërdovë, një i vdekur dhe një familje në qiell të hapur

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 12:29 | Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë në Pogradec, duke shkaktuar vdekjen e një 42-vjeçari. Si pasojë shkrumbimit të banesës dykatëshe, një familje me fëmijë të mitur ka mbetur në qiell të hapur. Shkak, dyshohet një shkëndijë elektrike, por nuk përjashtohet edhe zjarri nga pakujdesia. Zjarrfikësit mbërritën në vendin e ngjarjes, por mjeti nuk mundi të ngjitej për shkak të ngricave në rrugë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos