Janë të pallogaritshme dëmet e shkaktuara nga një zjarr në një fabrikë të prodhimit të djathit kaçkavall të Grana Padano në zonën e Lenos, në Bresciano. Më shumë se 30 mijë rrota djathi u shkatërruan nga flakët, një humbje me vlerë rreth 9 milionë euro.
Ndërkohë institucionet e mjedisit në Lombardi kanë dërguar një grup specialistësh për të kryer matje lidhur me ndotjen që mund të ketë shkaktuar zjarri në fabrikë. Momentalisht, përjashtohet mundësia e elementëve ndotës në ajër.
Autoritetet kanë nisur një hetim për të zbuluar shkaqet e vërteta të zjarrit në fabrikë. (A2 Televizion)