Flakët e ferrit rikthehen në Kaliforni, mijëra të evakuuar

Nga A2 CNN
25 Tetor 2019, 10:21 | Bota

Rreth 2000 persona u evakuuan nga banesat e tyre, për shkak të një zjarri të fuqishëm që ka përfshirë një zonë me vreshta në Kaliforni.  Zjarri në Kincade ka përfshirë rreth 4000 hektarë dhe vijon të përhapet me shpejtësi, për shkak të erës së fortë.

Më shumë se 900 rezidentë në qytetin e Geyserville në Sonoma County u urdhëruan nga autoritetet të evakuohen nga zjarrfikësit pasi flakët janë shumë pranë pronave të tyre. Një alarm për evakuuim është lëshuar dhe në qytetin fqinj të Healdsburg.

180 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike pasi kompania ka vendosur ta ndërpresë atë për arsye sigurie. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos