
Një automjet është djegur mesditën e së enjtes në Shëngjin. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:05.
Automjeti tip “Benz” është në pronësi të shtetasit me inicialet E.D.,41 vjeç, banues në Lezhë.
Sipas policisë, ngjarja dyshohet të jetë e qëllimshme dhe për këtë arsye është shoqëruar në komisariat shtetasi M.P., 19 vjeç, banues në Shëngjin, i cili dyshohet si autor. (A2 Televizion)