
Automjeti i një banori të Durrësit është djegur pjesërisht nga persona ende të paidentifikuar. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në orën 03:00, të kësaj të hëne, në lagjen numër 3, ku është dëmtuar automjeti tip Renault, në pronësi të shtetasit me inicialet A.C.
Për pasojë ka pësuar dëmtime edhe një mjet tip Ford, i parkuar aty pranë. Policia po punon për identifikimin e shkaqeve të ngjarjes dhe zbulimin e autorit. Pronari rezulton pa precedentë penalë dhe ka deklaruar se nuk kishte konflikte me askënd. (A2 Televizion)