Nën masa të forta sigurie, Gjykata Fierit pranon nisjen e gjykimit për Klodian Çalamanin, vrau nëntorin e kaluar fqinjin 8-vjeçar

Nga A2 CNN
22 Korrik 2022, 16:12 | Kronikë
Nën masa të forta sigurie, Gjykata Fierit pranon nisjen e gjykimit

Gjykata e Fierit pranoi dosjen e Prokurorisë dhe nisjen e gjykimit për 38-vjeçarin Klodian Çalamani, që nëntorin e kaluar vrau pasi abuzoi fqinjin 8-vjeçar, vitin e kaluar në fshatin Grecalli. Policia kishte marrë masa të forta për të shmangur, incidentet, ashtu si gjatë seancës për masën e sigurisë nëntorin e kaluar, kur familjarët hynë me forcë në gjykatë.

Policia rrethoi që herët Gjykatën e Fierit ndërsa togat e zeza vendosën nisjen e procesit gjyqësor ndaj Klodian Çalamanit, 38-vjeçarit që nëntorin e vitit të kaluar vrau në formë makrabe 8-vjeçarin Mateo Vasiu. Frika se familjarët mund të përsërisnin skenarin e 18 nëntorit të vitit të kaluar, kur gjatë masës së sigurisë u futën me forcë në gjykatë, detyroi masat të shtuara sigurie.

https://a2news.com/2021/11/26/digjet-banesa-e-klodian-calamanit-autori-i-dyshuar-i-vrasjes-se-8-vjecarit-ne-fier/

Por as Klodian Çalamani dhe as familjarët e 8-vjeçarit Mateo Vasiu nuk u paraqitën në Gjykatë duke u përfaqësuar me avokatë. Me dyer të mbyllura, Gjyqtarja Erlanda Agaj pranoi kërkesën e prokurorisë për nisjen e procesit gjyqësor ndaj vrasësit të fëmijës.

Klodian Çalamani do të përballet me akuzat “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit”.

https://a2news.com/2021/11/18/fshati-grecalli-dramat-e-familjeve-te-se-njejtes-rrugice/

Krimi që tronditi vendin u shënua me 16 nëntor të vitit të kaluar në Grecalli të Fierit. Klodian Çalamani e tërhoqi fëmijën brenda banesës përballë shtëpisë së tij dhe aty e abuzoi seksualisht para se ta vriste me sende të forta. Krimi u zbulua nga dëshmitë e banorëve dhe një pamje filmike. Trupi i 8-vjeçarit u gjet i groposur në oborr, ndërsa vrasësi duke pirë raki. Vrasja e fëmijës shkaktoi reagime të ashpra dhe ndërsa familjarët e tij nisën një peticion për rikthimin e dënimit me vdekje. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/11/18/peticion-per-rikthimin-e-denimit-me-vdekje-pas-vrasjes-se-8-vjecarit-ne-fier/

A2 CNN Livestream

Latest Videos