
Një 54-vjeçare është mbytur këtë të premte në plazhin e Durrësit. Policia bën të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 16:45, në lagjen nr. 13, në afërsi të urës të Dajlanit.
Mësohet se viktima është shtetasja H. S., 54 vjeçe, banuese në Tiranë.
“Rreth orës 16:45, në lagjen nr. 13 Durrës, në afërsi të urës të Dajlanit, dyshohet se aksidentalisht është mbytur shtetasja H. S., 54 vjeçe, banuese në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia. (A2 Televizion)