Dikur ishte vend bujqësor, harresa e shtetit që po shpopullon Cangonjin

Nga A2 CNN
29 Gusht 2023, 12:19 | Sociale
Dikur ishte vend bujqësor, harresa e shtetit që po shpopullon

Dikur i njohur si një ndër fshatrat më të mirë të zonës së Devollit me prodhime të shumta bujqësore dhe me mbi 1200 banorë, sot Cangonji po kthehet në një vend të braktisur.

“Atëherë kishim 1200 banorë nga 90 pastaj gradualisht u larguan. Të rinjtë nuk krijojnë dot familje dhe ta krijojnë nuk e mbajnë dot”, thotë një banor..

“Ka qenë fshati më i rregullt më i pastër që na e kishin të gjithë zili”, thotë një tjetër banore.

Por kush janë arsyet e këtij shpopullimi, që po e kthen Cangonjin në një fshat fantazmë?

“Kanalizimet nuk na i kanë vërë akoma lagjes poshtë. Rrugët lart janë për ibret, mban erë kërmë”, shprehet një tjetër.

“Më kalon tubi te komshia, sot më lë, nesër jo. Kujt t’i ankohesh? ”, shton një banore.

Banorët tregojnë që edhe një rrugë që është shtruar, është bërë nga një kompani private.

“Këtë rrugë e shtroi TAP, po të mos e kishte shtruar do të ishte llumi deri këtu”.

Por pushtetarët pavarësisht situatës nuk harrojnë të premtojnë në mënyrë periodike.

“U fol që do të bëhen për punët e votave. Premtimet i bëjnë por pastaj i lënë pezull”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos