Të qendrosh në Shqipëri apo joshesh drejt Europës për punësim, kjo është dilema e një studenti mjekësie sot. Si shumë të rinj edhe Alfons Zymaj është mes dilemave për të ardhmen në radhët e bluzave të bardha, megjithëse ka një vendosmëri për të shërbyer në vendlindjen e tij. Ndërkohë qeveria ka vendosur që të frenojë largimin e të rinjve me mos dhënien e diplomave por edhe stimulimin e pagave, kredive të veçanta për banesë si dhe një përkrahje profesionale. Një tërheqje e brendshme për të mbajtur mjekët në Shqipëri. Alfonsi tregon në një intervistë për "Dita Jonë" dëshirën për të ardhmen e tij. (A2 Televizion)
Dilemat e studentëve, e ardhmja mes Shqipërise dhe Europës
