Dinosaurët me sqep rose, shkencëtarët: Popullonin Kilin 72 milionë vite më parë

Nga A2 CNN
17 Qershor 2023, 16:29 | Bota
Dinosaurët me sqep rose, shkencëtarët: Popullonin Kilin 72

Një dinosaur barngrënës, goja e të cilit ngjasonte me sqepin e një rose, ka populluar fushat e lashta pranë lumenjve të Kilit, rreth 72 milion vite më parë.

Zbulimi u publikua te premten në Science Advances.

Dinosauri, i quajtur nga shkencëtarët, Gonkoken nanoi besohet të ketë peshuar rreth një ton, dhe mund të zgjatej deri në 4 metra.

Një  ekspeditë e udhëhequr nga Instituti Kilian i Antarktidës, zbuloi në 2013 copëza skeleti me ngjyrë të verdhë, në fundin e një kodre, pranë atraksionit të njohur turistik, Torres del Paine.

Kjo i dha nismë hulumtimeve që zgjatën gati një dekadë. 

 “Është një lloj dinosaur i njohur si sqeprosë. Ata ishin mjaft të përhapur, veçanërisht në hemisferën veriore, apo Amerikën e veriut. Por këtu në hemisferën jugore njiheshin shumë pak. Ishte një dinosaur barngrënës, me sqep rose, i cili mund të ecte me dy ose 4 këmbë. Një prej karakteristikave kryesore të tij, ishte numri I madh i dhëmbëve që formonin një lloj barriere dentalë,” tregon Jhonatan Alarcon Shkencëtari i Universitetit të Kilit.

Shkencëtarët zbuluan më shumë se 100 pjesë skeleti të dinosaurëve dhe nxjerrja e tyre, pa dëmtuar të tjerat rezultoi një mision i vështirë.

Kërkimi i zgjatur u mundësoi studiuesve të rindërtojnë në mënyrë digjitale skeletin, ndërsa po shpresohet që një model 3D do të shfaqet së shpejti për publikun. 

Gonkoken është një kombinim i dy fjalëve nga gjuha Aonikenk. Gon do të thotë i ngjashëm, dhe konken, rosë e egër ose mjellmë.

Popullsia indigjene Aonikenk populloi Patagonian deri në fund të shekullit të 19-të. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos