Dior frymëzohet nga Greqia e lashtë

Nga A2 CNN
21 Janar 2020, 14:13 | Showbiz
Dior frymëzohet nga Greqia e lashtë

Perëndeshat greke pushtuan pasarelën e Dior. Drejtoresha artistike e kompanisë, Maria Grazia Chiuri e çoi publikun e javës së modës “haute couture” në Paris, në Greqinë e lashtë, duke propozuar veshje transparente, me dantella dhe pëlhura të derdhura.

Disa prej modeleve parakaluan me veshje rrëzëllitëse që i përshtaten sezonit të çmimeve në Hollivud, ndërsa të tjera propozuan stil më delikat. Java e modës “haute couture” e cila vazhdon deri në 23 janar, shfaq krijime të punuara me dorë nga disa shtëpi mode, e që blihen nga një klient i vetëm duke u qepur posaçërisht për të.

Shumë prej krijimeve të reja të Dior kishin ngjyra të mbytura dhe gjithashtu të fildishta dhe vishnje. Brenda ambienteve të muzeut Rodin të Parisit, të ftuarit u ulën pranë sculptures gjigante të nënës natyre, të artistit Judy Chicago.

Përgjatë pasarelës ishin vendosur banesa me mesazhe të tilla si “Po sikur gratë të udhëheqin botën”. Chiuri, e cila në të kaluarën ka punuar për Valentinon, i ka dhënë një vulë feminizmi krijimeve të Dior. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos