All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Disa automjete përshihen në një aksident në aksin Durrës-Tiranë, krijohet trafik i rënduar

Nga A2 CNN
20 Gusht 2022, 13:50 | Kronikë
All - Paragraf - 1

Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pak më parë në autostradën Durrës-Tiranë, me drejtim kryeqytetin.

Siç shihet nga pamjet e siguruara nga A2, qarkullimi është bllokuar totalisht dhe radha e mjeteve ka arritur më shumë se 5 kilometra.

All - Paragraf - 3

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Sukthit, rreth orës 13:00 të kësaj të shtune dhe janë përfshirë të paktën 6 mjete.

Policia konfirmon se ka vetëm dëme materiale. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos