
Policia ka gjetur gati 250 mijë euro dhe 13 milionë lekë në banesën dhe zyrën e kardiologut të QSUT, Edvin Prifti.
Mjeku u pezullua nga detyra me vendim të GJKKO pasi dyshohet për "korrupsion". SPAK ra në gjurmët e aferës korruptive gjatë hetimeve për gjyqtaren e Krujës, Enkeleida Hoxha.
Gjatë përgjimeve të sekretares gjyqësore, Manuela Mallkuçi, u konstatua se ajo i kishte dhënë një shumë parash mjekut me qëllim operimin e një familjareje.
Veç mjekut, u pezullua nga detyra dhe infermierja Trëndafile Frengu. (A2 Televizion)