Diskutim publik për planin e BE, analisti serb: Kosova është e pavarur me ose pa njohjen tonë

Nga A2 CNN
28 Janar 2023, 13:53 | Kosova
Diskutim publik për planin e BE, analisti serb: Kosova është e

Në Serbi ka nisur tashmë një diskutim publik lidhur me propozimin e Bashkimit Europian për marrëveshjen finale me Kosovën. Lidhur me këtë, publicist serb, Zlatoje Martinov, ka publikuar një opinion në të përditshmen serbe “Danas” duke dënuar propagandën e presidentit Vuçiç dhe pranuar realitetin e pandryshueshëm.

“Republika e Kosovës është e pavarur me apo pa njohjen e Serbisë”, shkruan analisti serb. Martinov përmend faktin se Vuçiç e ka njohur edhe “de facto” Kosovën me nënshkrimin e marrëveshjeve të Brukselit, teksa vulën për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës ia ka vendosur edhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë në 2010-ën.

Sa i përket propozimin europian për marrëveshjen finale, analisti serb thotë se është një plan interesant, por që nuk i sjell Kosovës njohje nga pesë vendet e BE-së që se kanë bërë ende diçka të tillë.

Sipas Martinovit, sfidën më të madhe, Kosova nuk e ka të arrijë njohje nga Serbia, por nga këto shtete të Unionit, Rusia e Kina. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/24/vucic-na-shiti-pa-kushte-proteste-ne-veri-te-kosoves-kunder-presidentit-serb/
https://a2news.com/2023/01/27/bild-analizon-propozimin-e-be-serbia-perballe-ultimatumit-be-ose-putinin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos