Diskutohet sot në komision projektligji për sigurimin e detyrueshëm në transportin rrugor

Nga A2 CNN
16 Shkurt 2021, 07:09 | Politikë
Diskutohet sot në komision projektligji për sigurimin e

Qeveria ka vendosur të ndryshojë projektligjin për sigurimin e detyrueshëm në transportin rrugor për ta afruar atë me legjislacionin e BE-së.

“Ky projektligj synon uljen e shpenzimeve të marrjes në sigurim; rritjen e masës së dëmshpërblimit; përmirësimin e procedurave dhe afateve të trajtimit të kërkesave për dëmshpërblim dhe shkurtimin e kohës së dërgimit të kërkesës dhe plotësimit të saj të drejtpërdrejtë”, thuhet në relacionin shoqërues.

Por në anën tjetër, ai ka për synim edhe eliminimin e abuzimeve që bëhen në rast aksidenti nga kompanitë.

Ky projektligj diskutohet sot në orën 10 në komisionin për veprimtaritë prodhuese para se t’i kalojë Kuvendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos