Mbërritja e vaksinave, Rama: Do të nisim vaksinimin e të moshuarve

Nga A2 CNN
15 Shkurt 2021, 20:01 | Politikë
Mbërritja e vaksinave, Rama: Do të nisim vaksinimin e të

Nga aeroporti i Rinasit ku po pret vaksinat e radhës nga marrëveshja me kompaninë Pfizer, kryeministri Rama njoftoi shtrirjen e vaksinimit në disa rrethe, duke nisur nga Vlora dhe Shkodra.

Kreu i qeverisë u shpreh se paralelisht me punonjësit e shëndetit do të nisë edhe vaksinimi i të moshuarve.

“Do të fillojmë shtrirjen e vaksinimit në Vlorë dhe Shkodër dhe hap pas hapi, në varësi nga kalendari edhe në disa pika në Elbasan, Fier. Paralelisht me vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve apo njerëz që punojnë në urgjencë, do të nisim dhe vaksinimin e më të moshuarve. Kemi bindjen se mund ta realizojmë vaksinimin për 14 muaj.

Është vetëm çështje disponimi të sasive. Me këtë lëvrim të periudhës së parë të Pfizer do të injektojmë masivisht vaksinën dhe me shpresën që javën tjetër do të marrim konfirmime të tjera të rëndësishme nga AstraZeneca apo shtetet e tjera mike.”, u shpreh kryeministri gjatë një konferencë përpara gazetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos