
Prej 1 janarit, Operacioni Forca e Ligjit ka pushuar së dërguari kërkesa llogarie mbi burimin e pasurisë drejt personave me të shkuar kriminale duke bërë që të mbyllet së bashku me vitin 2020. Nëpërmjet një akti normativ, qeveria kërkon që të gjitha kërkesat që OFL-ja ka dërguar te subjektet që janë pjesë e tij të vijojnë shqyrtimin nga SPAK dhe Gjykata e Posaçme.
Ky akt normativ diskutohet sot në komisionin për sigurinë kombëtare, ndonëse u promovua si risia e të bërit drejtësi, OFL gjatë afatit 1-vjeçar dërgoi formularë te rreth 600 individë dhe rezultoi me sekuestrimin e vetëm të 11 pasurive me prejardhje nga paratë e krimit që ishin kryesisht automjete. (A2 Televizion)