Sa e sigurt është vaksina e Pfizer? Tomini përgjigjet në A2

Nga A2 CNN
18 Janar 2021, 20:09 | Aktualitet
Sa e sigurt është vaksina e Pfizer? Tomini përgjigjet në A2

“Një vaksinë që kalon në treg për t’u aplikuar në popullatë, kalon të gjitha fazat e sigurisë. Vaksina është e certifikuar nga institucionet ndërkombëtare, që mbajnë peshën botërore sa i përket edhe aplikimit të vaksinave të tjera, që kanë efektet e cilësisë dhe të sigurisë. Një element tjetër i rëndësishëm, si çdo vaksinë e re, ka një sistem të vlerësimit të reaksioneve pas reaksioneve anësore dhe vlerësimi i këtij sistemi është shumë i rëndësishëm dhe i aplikueshëm edhe në vendin tonë”.

Kështu u shpreh në A2 shefja e survejancës epidemiologjike, Eugena Tomini, teksa foli për vaksinat dhe sigurinë e tyre. Sa i përket vdekjes së 23 personave në Norvegji pasi kanë marrë vaksinën, Tomini u shpreh: “Nuk ka asgjë të vërtetuar midis shkakut dhe pasojës. Nuk është vërtetuar se është vaksina ajo që ka shkaktuar vdekjen e individëve. Deri në prononcimin ekzakt edhe të OBSH-së nuk mund të arrijmë në një konkluzion të parakohshëm për t’i vendosur këtij shkaku pasojën që është nga vaksinimi”.

Për programin e vaksinimit në vendin tonë, Tomini theksoi se ka disa skenarë për kombinimin e grupeve prioritare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos