
447 mjekë dhe infermierë janë vaksinuar në javën e parë të nisjes së këtij procesi në vendin tonë. Sot, radhën e kishin mjekët pediatër. Ministrja Ogerta Manastirliu deklaron se brenda kësaj jave pritet edhe një përgjigje nga COVAX për kohën e lëvrimit të vaksinave të para.
“Do të vijojmë duke intensifikuar vaksinimin jo vetëm për spitalet Covid, por tek të gjithë mjekët që janë në vijën e parë. Do të vijojmë me administrimin e vaksinës sipas planeve tona, qoftë sa i përket marrëveshjes me Pfizer, dhe asaj me Covax. Do të kemi një informacion, shpresojmë brenda kësaj jave, për lëvrimin e dozave të Covax, për të vijuar me kategoritë e rriskuara”, tha ministrja. (A2 Televizion)