Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova bëhen numrat 1 në botë

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2021, 10:52 | Sporte të tjera
Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova bëhen numrat 1 në botë

Pas medaljeve të arta në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, dy xhudistet Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë shndërruar në numrat një në botë, në peshën ku konkurrojnë.

Pas shpalljes së Driton Kukës si trajneri i vitit në xhudo, tashmë vjen edhe vlerësimi për dy kampionet e stërvitura prej tij.

Në renditjen botërore të përditësuar nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos, Distria Krasniqi është ngjitur në vendin e parë në peshën 48 kg.

Ndërkohë, Nora Gjakova u bë numri 1 në botë në xhudo, në peshën deri në 57 kg. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos