
Lewis Hamilton, pas mungesës në mbrëmjen gala të fundvitit që u organizua nga Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit (FIA), jep një tjetër sinjal shkëputjeje nga bota e Formula 1, duke mos e ndjekur më në rrjetet sociale.
Pas garës së fundit të mbushur me polemika, ku britaniku humbi titullin kampion në xhiron e fundit, britaniku i Mercedesit duket se po kërkon të mos ketë asgjë që i kujton F1.
Shkëputja nga F1 edhe në botën virtuale mund të jetë edhe një sinjal për një vendim shumë më drastik, siç mund të jetë edhe tërheqja nga Formula 1.
Sidomos kur mësohet se Hamilton i ka kërkuar Mercedesit disa ditë për të menduar të ardhmen e tij. (A2 Televizion)