Mick Schumacher do të jetë pilot i Ferrarit

Nga A2 CNN
22 Dhjetor 2021, 11:36 | Sporte të tjera

Mick Schumacher do të jetë një nga pilotët e Ferrarit sezonin e ardhshëm.

Drejtori i skuadrës italiane, Mattia Binotto, tha për gazetarët gjermanë se djali i legjendës Michael Schumacher, do të jetë një nga pilotët rezervë, ndërkohë që do të vijojë të pilotojë për Haas, siç bëri sezonin që sapo u mbyll.

Mick Schumacher do të jetë i gatshëm të zëvendësojë Charles Leclerc apo Carlos Sainz nëse njëri prej tyre do të mungojë në ndonjë nga 11 garat e vitit të ardhshëm.

Piloti tjetër rezervë i Ferrarit për 12 garat e tjera, do të jetë italiani Antonio Giovinazzi, i cili pasi la Alfa Romeon, do të pilotojë në Formula E. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos