Distria Krasniqi s’di të ndalet, fiton të “ARTËN” në Grand Slam Paris 2023

Nga A2 CNN
4 Shkurt 2023, 18:41 | Sporte të tjera
Distria Krasniqi s’di të ndalet, fiton të

Një tjetër medalje për Kosovën në sportin e xhudos nga garat ndërkombëtare. Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Slam Paris 2023, pasi që në finale e mposhti xhudisten hungareze, Reka Pupp.

Për Distrian ky ishte Grand Slami numër katër i fituar në Paris. Ndërkaq, në rrugëtimin e saj deri te medalja e artë, Distria raundin e parë e kaloi pa luftë, kurse në të dytin e mposhti spanjollen, Marina Diez Castello.

Krasniqi e vazhdoi edhe më tej formën fantastike, ku në çerekfinale fitoi kundër mongoles Sosorbaram Lkhagvasuren, kurse në gjysmëfinale e mposhti francezen, Amandine Buchard.

Në finale, Distria Krasniqi e mposhti xhudisten nga Hungaria, Reka Pupp vetëm për ta fituar medaljen e artë në këtë turne. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos