Dita Botërore e Shëndetësisë, Basha: Mirënjohje për mjekët, janë forca jonë

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 15:49 | Aktualitet
Dita Botërore e Shëndetësisë, Basha: Mirënjohje

Kryedemokrati Lulzim Basha, në Ditën Botërore të Shëndetësisë, ka shprehur mirënjohjen për mjekët në këto ditë teje të vështira për të.

“Sot në Ditën Botërore të Shëndetësisë mirënjohja e zemrave tona i shkon gjithë personelit shëndetësor që po përballet prej një muaji me pandeminë e COVID-19. Ata janë garancia dhe forca jonë, bashkë me të cilët do ta fitojmë këtë betejë. Ata sot kanë nevojë për mbrojtje, pajisje, mbështetje”, shkruan Basha

Më tej, kreu demokrat falënderon SHBA-në për ndihmën financiare për 30 mijë kite testimi, ndërsa ripërsëriti nevojën për më shumë testime.

“Sot dua të shpreh falenderimin tim për ndihmën financiare të aleatëve tanë strategjikë SHBA ,e cila do t'i mundësojë sistemit shëndetësor 30 mijë kite testimi aq shumë të domosdoshëm në këtë betejë. Testimi dhe izolimi janë e vetmja mënyrë për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit dhe për të mposhtur virusin”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos