Mbërrijnë nga Turqia 6 autoambulanca të reja

Nga A2 CNN
7 Prill 2020, 14:01 | Aktualitet
Mbërrijnë nga Turqia 6 autoambulanca të reja

Në Komandën Mbështetëse të Forcave të Armatosura mbërritën 6 autoambulancat e para nga Turqia, pjesë e grantit që qeveria e Ankarasë ka akorduar për Ministrinë e Mbrojtjes në Shqipëri.

Ministrja Olta Xhaçka nënvizoi se këto mjete janë të pajisura me të gjitha nevojat e urgjencës lëvizëse. Këto autoambulanca janë pjesë e projektit për modernizimin e Emergjencave Civile, shpjegoi ministrja.

“Këto janë vetëm fillimi, që i japin fund traditës 30-vjeçare të mos investuarit tek Emergjencat Civile, ndonëse jemi ndër vendet më të rrezikuara. Këto autoambulanca janë të mirëpajisura me të gjitha pajisjet, që nga respiratorë për rrugët e frymëmarrjes, aparatet URL e gjithë mjetet e tjera të ndihmës së shpejtë. Që sot, këto autoambulanca do të jenë në shërbim të Forcave të Armatosura për Emergjencat”, tha Xhaçka.

Ky transformim do të vijojë, theksoi Xhaçka, me mbërritjen brenda pak javësh pranë Komandës Mbështetëse edhe të qindra uniformave, çadrave e pajisjeve, për operacionet e Emergjencave Civile. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos