
“Dita e Bjeshkëve” është një tjetër aktivitet i cili po kthehet në një traditë në Bushtricë të Kukësit, duke promovuar bukuritë natyrore të zonës, mikpritjen dhe kulinarinë.
Dhe me sa duket organizimi i festave të tilla, ka filluar të japë efekte vit pas viti, pasi gjithnjë e më shumë kjo zonë po vizitohet nga turistë vendas dhe të huaj.
Por përveç asaj që ka falur natyra, investimet e tjera që do ta bënin më të qëndrueshëm turizmin dhe më lehtë të arritshëm këtë pikë malore turistike, mungojnë.
Edhe vetë kryetari i bashkisë së Kukësit, Safet Gjici, pranon që duhen akoma më shumë investime, që zona të tregojë të gjitha vlerat e saj për këdo që e viziton.
Një nga projektet më ambiciozë për zonën është edhe ai i lidhjes se vargmalit Korab-Koretnik me bjeshkët e Kukësit dhe për të vijuar më tej në Dragash e deri në Prizren. (A2 Televizion)