
Në ditën e Drejtësisë ka reaguar edhe nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani, i cili e sheh këtë dite si inkurajim për gjyqtarët dhe prokurorët, 5 vite nga nisja e reformimit të drejtësisë.
"Nuk jemi ende aty ku duhet, por kushtetuta dhe ligji sot nuk krijojnë asnjë mundësi, që institucionet në procesin e vendimmarrjes së tyre të kenë ndikim të paligjshëm, politik apo çdolloj tjetër. Kjo pavarësi e garantuar me ligj për çdo gjyqtar e prokuror është një fuqi e madhe për të ndikuar në zhvillimin e shoqërisë e konsolidimin e shtetit të së drejtës", shkruan Metani, duke theksuar se kjo pavarësi e garantuar me ligj është një fuqi e madhe për të ndikuar në shoqëri me konsolidimin e shtetit të së drejtës.
Edhe nga Ministria e Drejtësisë, ky proces shihet si një moment historik që mund të ndiqet dhe nga vendet e tjera. (A2 Televizion)