Shqipëria arrin 600 mijë vaksinime

Nga A2 CNN
9 Maj 2021, 19:28 | Aktualitet
Shqipëria arrin 600 mijë vaksinime

Kryeministri Rama, me anë të një statusi në Facebook, ka bërë të ditur se deri tani 600 mijë qytetarë kanë marrë të paktën një dozë të koronavirusit.

Procesi i vaksinimit, të paktën sipas ekspertëve, mendohet të jetë edhe një nga faktorët që kanë sjellë një ulje të ndjeshme të rasteve në vende.

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se vetëm 57 persona kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, ndërsa një pacient i prekur ndërroi jetë.

https://a2news.com/2021/05/09/koronavirusi-ne-shqiperi-963-te-sheruar-ne-24-oret-e-fundit-107-te-shtruar-ne-spital/

Aktualisht, në spital janë duke u kuruar 107 persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos