
Vijon dita me mot të kthjellët deri në mesditë kur në zonat malore shfaqen vranësira kalimtare duke sjellë gjatë pasdites vetëm shira të izoluar në verilindje.
Temperaturat do të qëndrojnë të larta në mëngjes dhe mesditë duke variuar nga 9 në 30 gradë celsius.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi jugor-jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë. (A2 Televizion)