Dita e së vërtetës, City dhe Inter në betejën e Stambollit

Nga A2 CNN
10 Qershor 2023, 09:19 | Futboll
Dita e së vërtetës, City dhe Inter në betejën e

Liga e Kampioneve do të mbyllë sezonin e saj 2022-2023 ditën e sotme në Stamboll, në finale mes Manchester City dhe Inter.

Anglezët dhe italianët do të përballen në orën 21:00 në stadiumin “Ataturk”, më ekipin e Guardiolas që vjen si favorit në këtë takim pasi eliminoi në fazat e mëhershme Bayern Munchen dhe Real Madrid.

Skuadra angleze, e cila kërkon trofeun e parë në histori të Champions League, nuk ka ndonjë shqetësim sa i përket organikës së skuadrës. Ederson do të kthehet në portë, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës me shumë gjasa do të jetë e njëjta me atë që e mposhti Manchester United në finalen e FA Cup. Sigurisht vëmendja është tek Erling Haland që përveç trofeut ka shansin të thellojë dhe më shumë rekordet e tij.

Ndërkohë në kampin zikaltër, në dyshim janë dy lojtarë, Mkhitaryan dhe Correa, për të cilët trajneri Inzaghi do të besojë deri në fund. Më shumë gjasa sulmi do të përbehet nga një ish si Edin Dzeko i cili është në avantazh me Lukakun, ndërsa në krahë  të tij luan kampioni i botës me Argjentinën, Lautaro Martinez.

Balotazh ka dhe në mesfushë ku dilema është Brozoviç apo Mkhytarian, vetëm nëse armeni arrin të jetë i gatshëm për trajnerin italian. 34-vjeçari është rikthyer në seancën e fundit që grupi bëri në Milano dhe gjendja e tij do të vëzhgohet në orët në vijim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos