Dita e Verës, festimet mund të shtyhen për shkak të shiut

Nga A2 CNN
10 Mars 2019, 12:55 | Lifestyle
Dita e Verës,  festimet mund të shtyhen për shkak të shiut

Festimet për Ditën e Verës javën e ardhshme në kryeqytet, mund të shtyhen. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, njoftoi të shtunën në Twitter, se Bashkia ka përgatitur 50 aktivitete për fëmijë dhe të rritur me rastin e festës, por sipas tij çdo gjë mund të dështojë për shkak të motit.

 Sipas tij në datën 14 Mars parashikohen reshje të dendura shiu. Për këtë, kryebashkiaku ka krijuar një sondazh në rrjetin social, ku fton qytetarët të votojnë për shtyrjen e festimeve të dielën datë 17 ose zhvillimin e tyre të enjten në datë 14.

Shumica e votuesve sipas një vrojtimi preferojnë shtyrjen e festës për ditën e Diel, 17 mars. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos