Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të jenë në krye të listës së shteteve më të fuqishme në botë.
10-Koreja e Jugut është futur në 10 vendet e para në këtë listë. Teknologjia është në nivelet më të larta në këtë shtet, ndërsa është edhe një eksportues I madh I makinave, duke e bërë ekonominë e 11 në botë. 9-Arabia Saudite, “Gjiganti i Lindjes së Mesme” është gjithashtu “shtëpia” e Mekës ku me miliona myslimanë udhëtojnë çdo vit. 8- Izraeli, pavarësisht sipërfaqes së vogël, ka luajtur një rol të madh në çështje globale. Izraeli ka një ekonomi të fortë, por e dëmton konflikti me Palestinën. 7- Japonia është një nga vendet më të arsimuara në botë. Ajo ka ekonominë e tretë më të madhe në botë. 6- Ekonomia franceze është një nga më të mëdhenjtë në botë, por në këtë vlerësim vihet në dukje fakti i përballjes me sfida të brendshme, një prej të cilave, terrorizmi. 5-Pavarësisht votimit për daljen nga BE, Britania e Madhe ka një ndikim të madh ekonomik, politik, shkencor, por edhe kulturor dhe për këto arsye renditet në vendin e pestë. 4- Gjermania ka popullsinë më të madhe nga vendet e BE dhe ka një fuqi punëtore mjaft të kualifikuar. Merkel dhe dorëheqjen nga drejtimi i partisë së saj, por Gjermania vazhdon të luajë një rol udhëhqës në BE. 3- Kina ka popullsinë më të madhe në botë dhe ekonominë e dytë më të madhe në botë. 2- Rusia është vendi me sipërfaqen më të madhe tokësore dhe kufizohet me dhjetëra shtete të tjera. Rezervat e naftës dhe të qymyrit ndikojnë në ekonominë e saj, por edhe vënia e theksit te ushtria, e rendisin Rusinë në vendin e dytë të kësaj liste. 1-SHBA përshkruhet si “fuqia më dominuese ekonomike dhe ushtarake në botë”. Vendi gjithashtu ka një ndikim të madh kulturor në botë.
“US News” dhe “World Report” kanë publikuar renditjen vjetore të vendeve më të fuqishme në botë. Në vlerësim janë marrë 80 shtete, duke marrë në konsideratë një sërë kriteresh, nga historia kulturore te cilësia e jetesës, e të tjera.
Një tjetër element i rëndësishëm ishte edhe “fuqia”, e cila përcaktohet si ekonomikisht, politikisht, si dhe në bazë të aleancave ndërkombëtare dhe ushtarake.
Këtë vit ka edhe surpriza, ku njëri prej tyre është edhe Pakistani, i cili renditet para shteteve me emër si Spanja apo edhe të tjera. Kjo gjë ka ardhur si pasojë e numrit të madh të popullsisë dhe moshës së re të saj, të paktën kështu paraqitet në këtë raport. (A2 Televizion)