Dita e Verës, në Kolonjë festohet me valle e ushqime tradicionale

Nga A2 CNN
14 Mars 2022, 10:26 | Sociale

Ushqimet e amvisave të zonës, veshjet tradicionale, gatimet dhe zjarret kanë gëzuar me dhjetëra banorë e fëmijë të Ersekës, që kishin dalë për të festuar në sheshin "Rilindja".

Zonjat kolonjare tregojnë se çfarë gatuajnë për të festuar këtë festë tradicionale nga vezët me ngjyra, kulaç dhe gatime të tjera të brumit. 14 marsi lajmëron ikjen e dimrit dhe ngrohjen e motit.

Anila Çuçllari, drejtoresha e Turizmit në Bashkinë e Kolonjës, shprehet se synohet që aktivitete të tilla të shumëfishohen për ta bërë Kolonjën sa më tërheqëse për këdo.

Dita e Verës është festuar në të gjithë juglindjen, ndërkohë që qyteti i Korçës ishte i pari që festoi këtë festë, me datën 1 Mars, me ndezje zjarresh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos