
Protesta kundër rritjes së çmimeve ka pasur edhe në disa qytete të vendit.
Në Lezhë, banorët bllokuan aksin rrugor Lezhë-Laç dhe për afro 2 orë i bënë thirrje qeverisë për uljen e taksave. Me pankarta në duar ata kërkonin të ulen çmimet e shportës, ushqimet bazike si dhe uljen e çmimit të naftës.
Në Pogradec, qytetarët paralajmëruan se në rast se çmimet nuk ulen, ata do të nisin dhe grevën. Mes tyre kishte dhe minatorë që kërkojnë statusin e tyre prej vitesh.
Pasditen e së shtunës, protesta pati në Elbasan, ku qytetarët marshuan në rrugë. Ndërsa në Durrës policia ndërhyri, duke mos lejuar protestuesit që të bllokonin akset rrugore. (A2 Televizion)