Korçë, Mësonjëtorja e ‘’braktisur’’ në 135-vjetorin e saj

Nga A2 CNN
7 Mars 2022, 18:33 | Sociale
Korçë, Mësonjëtorja e

Në 135-vjetorin e çeljes së shkollës së parë shqipe në Korçë, Mësonjëtores, oborri i saj ishte i boshatisur.

Vizitorët që duhej të mbushnin këtë oborr dhe ambientet brenda, mungonin. Të vetmit vizitorë, ashtu sikurse pritej, ishin disa mësues tashmë në pension, që kujtojnë me nostalgji kohën kur jepnin mësim, por që nuk ngurrojnë as të japin këshilla për mënyrën se si po arsimohet brezi i ri në këto kohë që po jetojmë: “Mësuesit e sotëm, duhet t’i duan fëmijët. Së dyti, të përpiqen që programet arsimore të jenë sa më afër botës së fëmijëve dhe sa më të thjeshta”.

Mësonjëtorja Shqipe e Korçës u hap në 7 Mars të vitit 1887, si shkolla e parë laike në vend, pasi në Shqipëri edhe më herët ka pasur shkolla, ku jepnin mësim priftërinjtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos