
John Lennon konsiderohet si muzikanti me frymë të pazakontë dhe i aftë për ngacmime poetike tepër të fuqishme, muzikanti që në kohët e sotme e vlerësojnë si një yll të rrallë të pashuar.
Lennon njihet më shumë si një nga krijuesit, drejtuesit dhe një nga autorët e pothuajse të gjitha këngëve të grupit legjendar “Beatles”, i cili ishte dhe mbetet një simbol i formimit të muzikës rock në vitet 1960.
Në 1966, Lennon u takua me artistin japonez Yoko Ono, e cila tre vjet më vonë u bë gruaja e tij e dytë. Fëmija i tyre, Sean Lennon, gjithashtu ndoqi hapat e babait të tij.
Lennon zbuloi një natyrë rebele dhe të ashpër në muzikën e tij, në film, në libra, në konferenca shtypi dhe intervista. Edhe pse ai është larguar nga kjo jetë, kjo gjë nuk ka ndodhur me krijimtarinë dhe imazhin që ka lënë pas. (A2 Televizion)