Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2022, 15:20 | Aktualitet
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve, të cilat kanë pësuar sërish një rënie të lehtë, këtë herë në 200 lekë për litër.

Nga ora 18:00 e ditës së sotme, e mërkurë, nafta do të shitet me 198 lekë për litër, benzina me 180 lekë për litër, ndërsa gazi me 69 lekë për litër.

Vendim i Bordit të Transparencës 07.12.2022:

"Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 180 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 168 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 104 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 07 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes." (A2 Televizion)

Bordi i Transparencës
https://a2news.com/2022/11/29/bordi-i-transparences-ul-serish-cmimet-e-karburantit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos